MENU
klinika

E drejta e formimit

Lazio zyrtarizon Muriqin, ja sa përfiton Teuta e Besa

15.09.2020 - 17:04

Pasi ka kryer me sukses vizitat mjekësore, Vedat Muriqi është zyrtarizuar nga klubi i Lazios. Bomberi i Kosovës ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar në Serie A për shifrën 18 milionë euro, që kalojnë në arkën e Fenerbahce.

Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon. Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014. Mësohet se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mijë euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN