MENU
klinika

Sulmuesi dardan

“Më kërkoi Turqia, por unë zgjodha Kosovën”

28.10.2019 - 16:07

Ka luajtur me ekipe si Besa e Kavajaës dhe Teuta e Durrësit, ndërsa sot luan një nga skuadrat prestigjoze evropiane, duke shënuar gola me peshë.

Bëhet fjalë për Vedat Muriqin, që është duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës, teksa po shkëlqen me fanellën e Fenerbahçes.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, pas startit të mirë me turqit, ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe, nëse vazhdon në këtë formë, nuk do të mungojnë as ofertat zyrtare për 26-vjeçarin.

Muriqi ka folur për mundësinë e tij për të përfaqësuar Turqinë. Ai ka pranuar interesimin e turqve, por që bëhej fjalë për ekipin U-21.

Megjithatë, pasi i mbërriti ftesa nga Kosova nuk kishte shumë për të menduar. “Unë isha duke u ndjekur nga Kosova, por jo nga ekipi A. Por edhe ekipi i U-21 të Turqisë më ndiqte, pasi mua më kërkonte trajneri Abdullah Ercan.

Dokumentacioni ishte duke u plotësuar, por më pas më erdhi oferta nga ekipi përfaqësues A i Kosovës dhe shkova për të luajtur për vendin tim”, – ka theksuar Muriqi për mediat turke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN