27.09.2020 - 13:17
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje.
Togat e zeza kanë lënë në burg edhe sekserin Xhevi Dervishi. Pedagogu dhe Dervishi, akuzohen se merrnin para nga studentët, në këmbim të dhënies së provimeve.
Gjatë operacionit të arrestimit te tyre, ata janë kapur secili me një sasi prej përkatësisht 300 euro dhe 50 mijë lekë të reja, të dyshuara të përfituara nga studentët, në këmbim të dhënies së provimeve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata
‘Pedagogët të bashkohen në protestë’
Festojnë studentët e Arkitekturës