MENU
klinika

Telefonata me Erdogan

Macron: Respekt për Turqinë, por parimet nuk negociohen

23.09.2020 - 08:37

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh dje se ai e respekton Turqinë dhe është i gatshëm për dialog, duke shtuar, megjithatë, se Ankaraja duhet të respektojë të drejtat sovrane të Evropës, si dhe të drejtën ndërkombëtare, referuar përplasjeve me Greqinë.

“Ne evropianët jemi gati për dialog, por jo me koston e frikësimit, jo me koston e mbijetesës së më të fortit, me respekt për të drejtën ndërkombëtare, bashkëpunim dhe respekt midis të aleatëve“, tha Macron në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. “Këto parime janë të panegociueshme” tha ai.

Macron zhvilloi edhe një bisedë telefonike sot me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Presidenca turke tha në një deklaratë se Erdogan diskutoi me Macron si marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjen e Mesdheut Lindor.

Ky ishte komunikimi i parë midis dy udhëheqësve pas veprimeve turke në Mesdheun Lindor, i cili provokoi ndërhyrjen retorike dhe praktike të Francës në mbështetje të Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?