MENU
klinika

Akuza e Macron

“Erdogan nuk e mbajti fjalën për konfliktin në Libi”

30.01.2020 - 11:27

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar të mërkurën homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan se ka dështuar “në mbajtjen e fjalës” për t’i dhënë fund ndërhyrjes në konfliktin në Libi.

“Ne kemi parë në ditët e fundit anijet turke duke shoqëruar mercenarë sirianë që kanë arritur në tokën e Libisë”, ka thënë Macron në një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pozicionimi “është shkelje e pastër e asaj për të cilën është zotuar presidenti Erdogan në konferencën e Berlinit”, ku liderët botërorë kanë premtuar se do të qëndrojnë larg konfliktit, ka thënë Macron. “Është dështim i mbajtjes së fjalës”, ka thënë lideri francez.

Nga prilli i vitit të kaluar, Qeveria e Libisë, e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli, ka luftuar kundër luftëtarëve të komandantit të pozicionuar në lindje të shtetit, Khalifa Haftar. Ndonëse qeveria e Fayez al-Sarrajt njihet nga Kombet e Bashkuara, fuqitë botërore janë të ndara rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë këtë vend, shkruan Rel.

Kjo qeveri mbështetet nga Katari dhe Turqia, e cila së fundmi ka dërguar trupa në Libi për t’i ndihmuar Sarrajt. Moska dyshohet se mbështet Haftarin, mirëpo mohon se financon mercenarë rusë në tokën e Libisë. Më herët gjatë këtij muaji në Gjermani, presidentët e Rusisë, Turqisë, Francës dhe Egjiptit, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe shefin e OKB-së, Antonio Guterres, kanë qenë pjesë e një samiti, në të cilin janë pajtuar për t’i dhënë fund ndërhyrjes në Libi.

Këto shtete janë pajtuar edhe për të zbatuar embargo në dërgimin e armëve në Libi, derisa të prezantohet ndonjë plan për dhënien fund të konfliktit.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s