MENU
klinika

Mungesa e madhe

Mbappe pozitiv, Franca pa yllin e vet ndaj Kroacisë

08.09.2020 - 12:23

Franca konfirmon mungesën e Kylian Mbappe në ndeshjen ndaj Kroacisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ylli i gjelave ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer të COVID-19. Rasti i sulmuesit të ri nuk është i izoluar, pasi bëhet futbollisti i shtatë i parisienëve që preket nga COVID-19.

Neymar, Icardi, Di Maria, Paredes, Navas dhe Marquinhos janë lojtarët e tjerë të testuar pozitivë. Mbappe është asimtomatik dhe prandaj nuk është pikasur. Ai ishte heroi i Francës kundër Suedisë, pasi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, teksa Griezmann humbi penallti në limite. Mbappe do të jetë mungesë e rëndësishme për Didier Deschamps.

Sulmuesi është izoluar dhe ndodhet tashmë në shtëpinë e tij. Por Mbappe, për fat të keq, do t’i mungojë edhe PSG në ndeshjen pas dy ditësh kundër Lens në transfertë. Me 6 mungesa, kampionët e Francës do ta kenë të vështirë në ndeshjen e parë të Ligue 1, teksa skuadrat e tjera kanë debutuar për këtë sezon, madje disa skuadra kanë luajtur nga dy ndeshje.

Rregullorja e re thotë se nëse janë 14 futbollistë të gatshëm, atëherë ndeshja do të zhvillohet. PSG ka organikë të madhe, por kur mungojnë Mbappe, Neymar, Icardi, Di Maria, Paredes, Navas dhe Marquinhos, të gjithë titullarë, atëherë suksesi në një ndeshje transferte vihet në dyshim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN