MENU
klinika

Liga e Kombeve

Italia fiton në Holandë, Haaland udhëheq Norvegjinë

07.09.2020 - 21:59

Italia tregohet cinike dhe mbetet “tabu për Holandën! Ekipi i Mancinit fitoi dhe në ndeshjen e sotme me rezultatin 0-1 në Holandë. Ndeshja ishte mjaft e luftuar me të dy ekipet që u munduan të dhuronin emocione në fushën e lojës, por në fund ishin miqtë që dolën me kokën lart.

Barella ishte autori i golit të vetëm në minutën e 45’+1′ që i dha fitoren dhe 3 pikët skuadrës italiane. Ai mori një top të mirë nga Immobile dhe nuk gaboi në zonë për 0-1. Frikë e madhe për Zaniolon, pasi talenti u dëmtua sërish në gju dhe la lojën me dhimbje.

Erling Haaland mori për dore Norvegjinë e tij në fitoren 1-5 në Irlandën e Veriut. Sulmuesi shënoi dy gola mjaft të bukur duke i dhuruar kombëtares nordike 3 pikë të rëndësishme. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Rumanisë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak