MENU
klinika

Një punonjëse rezultoi pozitive

Mbyllet për shkak të COVID-19 biblioteka publike e qytetit të Fierit

10.09.2020 - 13:39

Biblioteka publike e qytetit të Fierit është mbyllur për shkak se i afërmi i një prej punonjësve të këtij institucioni ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se simptoma të Covid ka shfaqur edhe njëra prej punonjësve, e cila tashmë ka rezultuar pozitive.

Qyteti i Fierit ka konfirmuar 7 raste pozitive me Covid-19 këtë të enjte.

Ndërkohë, iu është bërë tamponi të gjithë rasteve të dyshuar dhe pritet të merret përgjigjia nga instancat shëndetësore, teksa personat që kanë shfaqur simptoma janë vetëkarantinuar.

Epidemiologët në Fier janë duke gjurmuar rastet e kontaktit të personave që kanë rezultuar të infektuar, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre është duke u monitoruar në banesa dhe në spitalet Covid në Tiranë.