MENU
klinika

Dyshohet për infermierë të infektuar

Mbyllet reparti i Kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës

11.09.2020 - 09:27

Kirurgjia e Spitalit Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër është mbyllur për shkak të dyshimeve se është infektuar me COVID stafi mjekësor, më konkretisht infermierët e sallës.

Atyre ju janë marrë tamponët dhe pritet të dalë përgjigjja.

Deri tani janë marrë 20 tamponë.

Ndërkohë salla do të qëndrojë e mbyllur deri në pritjen e përgjigjeve për të gjithë personat.