MENU
klinika

Pas 21 etapash

Mbyllet “Tour de France”, triumfon një slloven

20.09.2020 - 18:17

Pas më shumë se 3 javësh përfundon “Tour de France”, gara më e famshme çiklistike në botë. Edicioni i 107-të u fitua nga slloveni Tadej Pogacar me 87 orë, 20 minuta e 5 sekonda ndërsa në vendin e dytë u rendit po një slloven, Primoz Roglic, me 59 sekonda më shumë.

Dy çiklistët sllovenë fituan 6 nga 21 etapat, nga 3 secili. Pogacar nuk ka fituar asnjë etapë me karakter malor, ai u shfaq mirë vetëm në garat fushore dhe në sprint, e fundit një ditë më parë, që këmbyen vendet me bashkëkomasin e tij.

Sa i përket etapës së sotme, nuk pati shkëputje, më sa shumti 20 sekonda, por që u tjetërsuan në 10 km e fundit, fitoi belgu Sam Bennett, me 2 orë, 53 minuta dhe 32 sekonda. Pedersen në vendin e dytë, në vendin e tretë legjenda Peter Sagan.


Pas Pogacar, pikë më shumë mblodhi belgu Sam Bennett, që mbajti fanellën jeshile. Fanellën e bardhë me topa ose çiklisti më i mirë i fazës malore u shpall ekuadoriani Richard Parapaz.

Ky edicion ishte ndryshe nga herët e tjera. I programuar gjithnjë në muajin korrik, turi u shty me 1 muaj, duke pasu edhe tifozë madje në rrugë. Asnjë ciklist i infektuar në 5 testet e bëra gjatë 24 ditëve. Edhe njëherë tjetër sporti triumfoi.