Pas shumë peripecish, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka zbarkuar në Romë dhe është gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe të firmosë kontratën me klubin e Lazios.
26-vjeçari ka shkrepur fotot e para si lojtar i kryeqytetasve, teksa nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.
Lazio arriti të bindë Fenerbahçen me 18 milionë euro, plus dy të tjerë në formë bonusesh. Mesfushori në mbërritjen e tij ka thënë fjalët e para si lojtar i Lazios.
? @MuriqiVedat pic.twitter.com/RLfdFgXMUH
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 13, 2020
“Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar kam luajtur me skemën me dy sulmues. Drejtuesit më thanë se kanë nevojë për një sulmues me karakteristikat e mia. Edhe unë i dhashë menjëherë përparësi Lazios.
Në fillim vjen suksesi kolektiv, më pas ai individual. Shpresoj ta ndihmoj ekipin tim të ri me golat që do të shënoj. Dua të jap më të mirën për Lazion, në të ardhmen shpresoj të bëhem pjesë e klubeve më të mëdha në botë“, u shpreh Muriqi.