Pavarësisht se deklaroi publikisht se do të qëndrojë te Barcelona, Lionel Messi nuk shkoi këtë mëngjes në qendrën stërvitore, ku një mori mediash po e prisnin, me shpresën për të qenë në gjendje të regjistronin imazhet e kthimit të tij në aktivitet.
Messi ende nuk mund të stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, sepse ai së pari duhet të kalojë testet zyrtare La Liga PCR, që shënojnë protokollin përpara se të autorizojë bashkëjetesën e tij me pjesën tjetër të ekipit.
Pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës i kaluan ata një javë më parë, por ai nuk erdhi pasi ishte në mosmarrëveshje për t’u larguar nga klubi. Tani që ai ka njoftuar se po qëndron, Messi do të duhet të kalojë testin.
Me shumë gjasë, ai do ta bëjë atë në shtëpi dhe pastaj të bashkohet, nëse rezulton negativ, kuptohet. Nesër ekipi e ka pushim, kështu pritet që të hënën që më në fund Messi të vihet nën urdhërat e Ronald Koeman. Shumë interesante për t’u parë ky sezonin me Messin e “thyer”.