MENU
klinika

Kundërsulmi

Babai i përgjigjet La Ligas, Messi vë kusht për qëndrimin

04.09.2020 - 15:49

Jorge Messi i ka dërguar një letër këtë mëngjes Javier Tebas, president i La Liga-s, duke hedhur poshtë deklaratën e këtij institucioni, bërë të dielën e kaluar, në lidhje me kontratën e Leo Messit me Barcelonën.

LETRA

“D. Jorge Horacio Messi, si përfaqësues i futbollistit profesionist, Lionel Andrés Messi, në përgjigje të deklaratës së botuar më 30 gusht 2020 nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional në Spanjë, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit, pavarësisht nga anësia e saj e dukshme për rolin që përfaqëson një institucion i tillë në mbrojtje të interesave të bashkëpunëtorëve të vet (klubet e futbollit), duhet të deklarojë se:

1.Ne nuk e dimë se cila kontratë është ajo që ata kanë analizuar dhe cilat janë bazat, në bazë të cilave konkludojnë se ekziston një “klauzolë përfundimi” e zbatueshme, në rast se lojtari vendos të kërkojë përfundimin e njëanshëm të së njëjtës (kontratë), me efekt nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020.

2.Kjo është për shkak të një gabimi të dukshëm nga ana juaj. Kështu, siç thuhet fjalë për fjalë në pikën 8.2.3.6 të kontratës së nënshkruar midis klubit dhe lojtarit, “ky kompensim nuk do të zbatohet, kur përfundimi i kontratës me vendim të njëanshëm të lojtarit hyn në fuqi nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020”.

Pa paragjykuar të drejtat e tjera që përfshihen në kontratë dhe që ju i hiqni, është e qartë se dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh, i parashikuar në klauzolën e mëparshme 8.2.3.5, nuk zbatohet aspak”.

Messi, sipas mediave spanjolle, ka vënë një kusht për qëndrimin e tij: atë që Luis Suarez të qëndrojë gjithashtu në ekip. Ky mësohet të jetë kushti që Leo i ka vendosur katalanasve për të mos u larguar nga Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I arrin në një sezon te Barcelona

Katër rekorde që nuk thyen dot Messi po u largua


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak