MENU
klinika

"Kur populli i merr në dorë fatet e veta..."

Meta, retorikë kërcënuese ndaj Ramës: Lufta Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot

02.09.2020 - 20:16

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorin e Luftës së Vlorës. Përmes foltores në sheshin e Flamurit në Vlorë, Meta deklaroi se lufta e Vlorës tregoi se ky vend ka zot dhe zoti i këtij venti janë vetë populli.

“Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën.

Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta.

Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli”, tha ndër të tjera presidenti Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prefekti kërkesë që 3 shtatori të shpallet Festë Kombëtare

100-vjetori i Luftës së Vlorës / Rama: Duhet t’u jemi dy herë borxhlinj vlonjatëve