MENU
klinika

Nis restaurimi

Mulliri i Bajram Currit, si 120 vjet më parë…

13.09.2020 - 15:43

       Vrella e Shoshanit, burimi ujor më i madh në Ballkan me vendndodhje në hyrje të luginës se Valbonës është një mrekulli natyrore dhe turistike. Në rrjedhën e këtij burimi, ndodhet një mulli që quhet Mulliri i Bajram Currit ose siç thuhet nga vendasit, Mulliri i Currit.

Tashmë Mulliri i Bajram Currit, monument kulture i kategorisë së parë, i është nënshtruar ditët e fundit restaurimit, për t’iu rikthyer identitetit.

Sikur bën me dije Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, ky objekt i është nënshtruar restaurimit me projekt të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe me fondet e buxhetit të shtetit. Kjo ndërtesë gjendet në fshatin Shoshan, në Tropojë, daton në fundin e viteve 1800 dhe është një ndërtim që e gjejmë shpesh në zonën e Tropojës. Kemi të bëjmë me një ndërtim tip kullë guri, dykatëshe, mbuluar me furde pishe.

Mulliri i Bajram Currit ose Mulliri i Currit u ndërtua me financimet e kësaj figure popullore, në ndihmë të Malësisë së Gjakovës, rreth 120 vite më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'bënë komunistët për ta gjetur

Kërkimi i arit të Muzakajve

Festa pagane në UNESCO

Kremtohet Shën Gjergji dhe pranvera!