MENU
klinika

Dy javë më parë humbi dhe të atin nga Covid-19

Ndërron jetë nga koronavirusi efektivi i Policisë së Tiranës

18.09.2020 - 08:41

Koronavirusi i ka marrë jetën një efektivi të Policisë së Tiranës. Mësohet se ka humbur jetën efektivi Ilir Nerguti, ndërsa dy javë më parë kishte humbur edhe babain po nga ky virus i rëndë.

Lajmin e bëjnë të ditur miqtë në rrjetet sociale, përfshirë edhe deputetin Halit Valteri.

“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh.

Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri.

Nerguti ishte shtruar prej disa ditësh në spital, ndërsa është babai i dy fëmijëve.

Gn