Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni i ri për Carlo Ancelottin në krye të Everton, që ka fituar 1-0 në Londër ndaj Tottenham të drejtuar nga Jose Mourinho.
Në pjesën e parë, Richarlison i ka falur vendasit me një gafë të pabesueshme. Ylli i Ancelotti-t ka bërë gjithçka mirë deri në momentin e fundit, kur ka ka goditur topin në mënyrën më të keqe të mundshme pasi kishte kaluar edhe portierin.
Pas 55 minutash, zhbllokohet supersfida. Goli për skuadrën e Ancelottit shënohet nga sulmuesi Dominic Calvert-Lewin, që pas një krosimi nga thuajse 40 metra, pranë rivënies anësore, në goditje dënimi, fluturon mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon në rrjetë.
Natyrisht, ka pasur plot episodi të tjera, por vetëm ky gol vendosi ndeshjen. James Rodriguez u aktivizua titullar dhe vetëm në shtesë u zëvendësua nga Ancelotti. Tri pikë me shumë vlerë në një transfertë të vështirë për Everton.