MENU
klinika

“Ftesa për kafe mbetet e hapur”!

Tjetër largim nga ABC News! Ikën Mirela Milori

08.09.2020 - 10:07

Gazetarja e njohur, Mirela Milori, është një tjetër figurë e njohur e ekranit të ABC News që ka shkëputur marrëdhëniet me televizionin krejt papritur.

Lamin e ka bërë me dije vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar shkëputjen nga ky televizion, vitet e punës tek i cili kanë qenë me shumë vlerë sipas saj.

Në postim Milori shkruan se ftesa për kafe mbetet e hapur:

“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABC News. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, shkruan Milori.

Kujtojmë që një ditën e djeshme njoftoi largimin e saj gazetarja Juli Xhokaxhi,  së cilës iu mbyll krejt papritur emisioni “Byro Politike”.

Këto lëvizje në ekranin e Abc Neës kanë qenë të papritura, dhe në vijimësi të ndryshimeve të mëdha që po bëhen në këtë telelvizion.

Dy ditë më parë u raportua se pjesë e këtij ekrani do të jetë edhe gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit do të bëjë një emision politik, që do të transmetohet çdo të enjte në orën 21:00, duke konkurruar ballë për ballë me mikun e tij Blendi Fevziu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Arsyet nuk m’i tha njeri”

Gazetares Juli Xhokaxhi i mbyllin emisionin!