“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përse shkaktohen puçrrat e bardha në lëkurë dhe a kurohen?
Mjeku: Nuk dihet saktësisht se nga shkaktohen këto puçrra të vogla në fytyrë, dhe përse disa njerëz kanë më shumë se të tjerët. Megjithatë disa ekspertë mendojnë se përdorimi i produkteve të ashpra për lëkurën mund të jetë një ndër shkaqet e zhvillimit të milias.
Milia mund të lidhet gjithashtu me gjendje të tjera shëndetësore, ilaçe të caktuara, probleme me lëkurën, si djegie, skuqje, madje edhe me tatuazhet. Në këtë arst ato mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.
Si mund t’i trajtoni?
Nuk është i domosdoshëm trajtimi i këtyre njollave në fytyrë, pasi largohen vetvetiu brenda pak javësh ose muajsh. Por, nëse doni t’i largoni sa më shpejtë për arsye kozmetike, mund të konsultoheni me një dermatolog.
Shumë njerëz përdorin edhe kura natyrale, si uji i trëndafilit ose mjalti, megjithatë nuk ka të dhëna që funksionojnë vërtet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.