MENU
klinika

'S’do ketë vatra infeksioni në shkolla nëse..."

Pipero: Teste serologjike për mësuesit

02.09.2020 - 18:09

Kur duhet dhe pak ditë të nisë viti i ri shkollor, të gjithë strukturat shtetërore përgjegjëse janë angazhuar për të plotësuar standardet e kërkuara për planin anti-Covid.

Por në mes të direktivave dhe udhëzimeve nuk është hedhur asnjë ide për një screening të situatës epidemiologjike në radhët e arsimtarëve dhe profesorëve.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se do të rekomandonte që të kryhej testi serologjik tek mësuesit, por jo tamponi. Sipas tij, përveç kësaj, respektimi i protokollit për masat anti Covid, vendosja e maskës, higjiena dhe distanca janë fondi i sigurisë që shkollat të mos kthehen në vatra infeksioni.

“Pa hapje të shkollave nuk kemi hapje të shoqërisë. Hapja është zgjidhje, por duke marrë në konsideratë situatën jo të zakonshme. Nuk mendoj se do të ketë rritje të numrave për shkak të hapjes së shkollave, nëse respektojmë protokollet”, ka thënë mjeku Pipero.

Idenë e kryerjes së testit serologjik, i cili tregon nëse ke kaluar Covid apo je tashmë i prekur, e ka mbështetur dhe epidemiologu Dritan Ulqinaku.

Por kostoja e kësaj analize duket se nuk është marrë përsipër nga shteti, megjithëse mësuesit janë taksapagues të rregullt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Eksperiencat në vendet fqinje

Viti i ri shkollor starton më 14 shtator dhe në Italinë fqinje e cila ishte ndër vendet më të goditura në Evropë nga pandemia e koronavirusit, gjatë muajve mars-prill.

Që në datën 24 gusht, përmes një udhëzimi ministria italiane e Shëndetësisë u kërkon 12 rajoneve të kërkojnë nga mësuesit e punësuar në sektorin publik e privat që të kryejnë testin serologjik vullnetarisht.

“Testet serologjike në stafin e shkollës do të kryhen nga Mjekët e Përgjithshëm (Mjekët e Përgjithshëm), duke filluar nga 24 Gusht 2020 dhe deri në një javë para se të fillojnë aktivitetet mësimore. Prandaj, personeli i shkollës duhet të kontaktojë me mjekun e tyre me telefon për të caktuar ekzekutimin e testeve. Nëse nuk keni një mjek të përgjithshëm, testi mund të kryhet në ASL (Departamenti i Parandalimit) kompetent për zonën”, thuhet në notën zyrtare të ministrisë së shëndetësisë. Rreziku i përhapjes së infeksionit nga mësuesi tek nxënësi e anasjelltas është i mundur ndaj dhe ekspertët sugjerojnë që testi serologjik duhet të rekomandohen.

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!