MENU
klinika

“Vetëm një fajtor për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit”

Presidenti Meta: Për fatin e tij, po luan me fatin e 4 mln shqiptarëve

24.09.2020 - 13:20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se nuk do të ketë fajtor tjetër përveç një personi të vetëm për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Duke mos e përmendur me emër kryeministrin Rama, kreu i shtetit theksoi se ai po luan me fatin e shqiptarëve.

Pas takimit me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, Presidenti tha se kishte insistuar që në atë marrëveshje opozita të hiqte dorë nga qeveria teknike.

“Për fat të keq, sjellja me ndryshimet kushtetuese antikushtetuese dhe tërësisht të njëanshme që u përpoq të godasë marrëveshjen e 5 qershorit tregon se janë në një kurs të kundërt me të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë evropianë.

Çështja e hapjes së listave u përkeq palëve, për mua me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam insistuar që opozita të mos vendoste si kusht qeverinë teknike para zgjedhjeve. Edhe pse dosja e Shijakut tregon se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë brutale.

Opozita hoqi dorë nga ky kusht. Gjërat janë të qarta, unë mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për ndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtor nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit, vetëm një fajtor i cili për fatin e tij personal kërkon të vërë dorë mbi fatin e 4 mln shqiptarëve. Kush mendoni se fati i tij është më i rëndësishëm se ardhmja evropiane e Shqipërisë e ka shumë gabim”, tha Meta.