MENU
klinika

Fluks në Kapshticë/ Kuota drejt plotësimit

Qindra emigrantë në pritje për të kaluar drejt Greqisë

11.09.2020 - 08:20

Sërish fluks emigrantësh shqiptarë në Kapshticë. Mësohet se qindra qytetarë janë bllokuar në radhë në pikën kufitare të Kapshticës, për të hyrë drejt shtetit grek, ndërkohë që kuota prej 300 personash është drejt plotësimit.

Më shumë se 250 shtetas janë bllokuar që ditën e djeshme në këtë pikë, 7 autobusë dhe mjete të vogla.

Ndërkohë, policia ka kthyer në doganë dhejtra emigrantë, pasi sipas saj, nuk kanë në rregull formularët me lejet e udhëtimit, pasi kanë rezultuar fotokopje dhe jo me bar kod nga agjensitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN