MENU
klinika

Pas komplikacioneve tek një pacient

Rifillon testimi i vaksinës anti-COVID në Britani

13.09.2020 - 09:13

Kompania e njohur AstraZeneca ka njoftuar se kanë rifilluar provat klinike të vaksinës së anti-COVID në Britani, pas ndalesës që u bë pasi një vullnetar pati reaksion të rëndë anësor.

Gjigandi farmaceutik shpjegoi se tashmë ishte autorizuar të rifillonte provën e vaksinës nga të gjithë organet rregullatore britanike.

Pezullimi i vijimit të testimit të vaksinës pas problemeve që shfaqi tek një pacient, u quajt krej normale nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë, i cili theksoi se zhurmën më të madhe e bëri media.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca konsiderohet si një nga më premtueset në botë, e cila ende vlerësohet se mund të realizohet në fund të këtij viti ose në fillim të viti 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë do të ndodhë me kompaninë që e prodhoi?

Testoi vaksinën e Covid-19, vullnetari shtrohet me urgjencë në spital