MENU
klinika

Si i josh Pekini kompanitë e huaja?

RT/ Bota vazhdon të derdhë para në Kinë

13.09.2020 - 10:50

Kina tërhoqi 84.1 miliardë juanë (12.3 miliardë dollarë) në investime të huaja direkte (IHD) muajin e kaluar, 18.7 përqind më shumë se një vit më parë, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe në botë vazhdon të ‘ndrydhet’ pas shpërthimit të Covid-19.

Gushti shënoi muajin e pestë radhazi të rritjes së IHD-ve, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë e Kinës. Në tetë muajt e parë të këtij viti, hyrjet e investimeve u rritën me 2.6 përqind në 619.8 miliardë juanë.

Kina mbetet një destinacion i nxehtë investimesh pasi është një nga vetëm disa kombe që arritën të shmangin rënien në recesion pasi shpërthimi i koronavirusit tronditi ekonominë globale. Pas një rënie rekord në tremujorin e parë, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës (PBB) mundi parashikimet në qershor, duke u rritur 3.2 përqind.

Pekini ka shtuar përpjekjet e tij për të tërhequr investitorë globalë. Të Premten, zyrtarë të lartë kinezë thanë se vendi po ‘vë bast’ në sektorin e shërbimeve me rritje të shpejtë për të mbështetur investitorët. Ata gjithashtu zbuluan se kryeqyteti kinez po kërkon të bëhet një “zonë gjithëpërfshirëse demonstruese kombëtare” pasi zbaton një sërë masash, duke përfshirë lehtësimin e flukseve ndërkufitare të kapitalit, mbështetjen për letrat me vlerë të huaj dhe firmat e së ardhmes, dhe inkurajimin e kompanive të huaja për të marrë pjesë në tregtimi i aksioneve dhe obligacioneve.

“Investitorët e huaj kanë shprehur një dëshirë të fortë për të hyrë në sektorin e telekomunikacionit,” tha Zëvendës Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Shouwen të Premten, siç citohet nga CGTN. “Tani plani do të lejojë ndërmarrjet e huaja të investojnë në rrjete private virtuale (VPN), me një përqindje të aksioneve të huaja që nuk i kalon 50 përqind. Ofruesit e telekomunikacionit jashtë shtetit mund të krijojnë ndërmarrje të përbashkëta për të siguruar shërbime të tilla për ndërmarrjet e huaja në Pekin.”

Flukset hyrëse të investimeve në Kinë vazhdojnë të rriten pavarësisht tensioneve me SH.B.A. në fronte të shumëfishta. Përveç presionit të bizneseve kineze në territorin e saj, administrata Trump është përpjekur të bindë kompanitë amerikane të heqin dorë nga Kina. Ndërsa bizneset janë të shqetësuara për tensionet e hidhura tregtare midis dy ekonomive kryesore botërore, ndërmarrjet amerikane hezitojnë të paketojnë gjërat e tyre, tregoi një sondazh i fundit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në Shangai. Sipas sondazhit, mbi 78 përqind e kompanive nuk dëshirojnë të ndryshojnë alokimet e tyre të investimeve. Sa i përket largimit të prodhimit, studimi zbuloi se vetëm katër përqind e firmave do të zhvendosnin disa kapacitete në SH.B.A., ndërsa 70 përqind nuk kanë plane të tilla.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al ng RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”