Ajo refuzon kategorisht idenë që në jetë dhe në punë pamja e jashtë nuk ka rëndësi:
‘Është një gënjeshtër shumë e madhe’, pranon Sharon Stone në një intervistë për ‘The Telegrapf’, në të cilën tregon edhe disa eksperienca të pakëndshme të jetuar në shesh xhirime, në të shkuarën.
‘Nuk e kupton se sa rëndësi ka pamja e jashtme, deri në momentin që fillon të tregosh moshën’, ka thënë artistja, që në moshën 62-vjeçare është më në formë se asnjëherë.
“Kur isha më e re të gjithë më thonin çfarë nuk shkonte me trupin tim. Teksa xhiroja Basic Instict kishin marrë një make-up artist, që më lyente me shumë make-up, të cilin unë më pas e hiqja menjëherë…;, kishte treguar ylli në një intervistë të mëparshme në të cilën pranon se i pëlqen më shumë vetja tani se kur ishte më e re.
Për “The Telegraph” artistja rithekson rëndësinë e vetëdijes për të pasur një trup të mirë, por pa bërë ndërhyrje kirurgjikale: ’Nuk duhet të mbetesh një vajzë e bukur përgjithmonë, duhet vërtetë të fillojmë të përballojmë faktin që është bukur të jesh edhe një grua e pjekur dhe inteligjente. Nëse partneri jot nuk e kupton, nuk është një njeri i pjekur dhe nuk duhet të qëndrosh me të’.