MENU
klinika

Kallashnikov, municion luftarak dhe eksploziv me tela

Si 71-vjeçari ishte blinduar brenda banesës kundër RENEA-s

24.09.2020 - 18:40

71-vjeçari Lefter Zhidru ka qenë i përgatitur për rezistencën ndaj Policisë në Elbasan.

Autoritetet informojnë se në banesën e Zhidrut, u gjet kallashnikovi me të cilin qëllonte efektivët, municion luftarak dhe kallëpe me lëndë plasëse eksploziv të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Për dorëzimin e tij nuk bënë punë as negociatat dhe as gazi lotsjellës. RENEA u detyrua të shëprthejë derën duke e ekzekutuar me plumb.
Zhidru fillimisht terrorizoi gruan, prej të cilës ishte ndarë, dhe vajzën e tij. Më pas qëlloi policët në Elbasan, duke plagosur dy kalimtarë.

Ndërkohë prej 5 orësh rezistoi brenda banesës duke mos negociuar ndaj policëve.