MENU
klinika

“Detektivët për Covid-19”

Si e përballoi Koreja e Jugut gjurmimin e rasteve?

14.09.2020 - 09:14

Koreja e Jugut është konsideruar si vendi model për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Pas kësaj qasjeje qëndron një ekip gjurmues, që kanë arritur të izolojnë dhe testojnë këdo që dyshohet se ka qenë në kontakt me virusin.

“Detektivët” koreano-jugor luftojnë me orë të tëra ndërsa përballen me sfidën më të madhe: fitimin e besimit dhe bashkëpunimin me njerëzit e dyshuar me Covid-19, që hezitojnë të japin imformacione personale.

Ne gjurmojmë lëvizjet e personave bartës dhe gjejmë njerëzit me të cilët kanë qenë në kontakt. Ne përpiqemi të punojmë sa më shpejt që të mundemi.”, thotë njëri prej tyre për BBC.

Ekipi arrin të gjurmojë njerëzit nëpërmjet koordinatave të telefonit që shënohen në hartë, nëpërmjet kontrollit të kamerave të sigurisë si dhe gjithashtu nga përdorimi i kartës së kreditit.

Ndërkohë, qeveria ka paralajmëruar se në rast rritjeje të rasteve, do të shtohen masat të ashpra të distancimit shoqëror.