Mos ndoshta pas verës tashmë flokët tuaj duken të zbehtë dhe pa volum? Gjatë sezonit të vjeshtës, flokët dhe thonjtë mund të vuajnë mungesën e mineraleve, e për këtë është e rëndësishme të përfitoni nga ndryshimi i sezonit për të treguar një kujdes të veçantë; një kurë forcuese, e cila do të jetë në gjendje t’u dhurojë flokëve shkëlqim dhe fortësi. Përdorni përbërësit e duhur dhe mësoni rregullat e thjeshta për një mirëqenie të përditshme. Ja se si dhe çfarë duhet të bëni.
Ju ndodh shpesh që të gjeni fije floku në krehër ose nëpër rroba? Duhet të dini se, ashtu siç e shpjegojnë kërkimet mjekësore, në ditë bien deri në njëqind fije floku, në çdo moment të jetës. Me avancimin e moshës, flokët kanë tendencë të bëhen më të hollë, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, sidomos me ardhjen e menopauzës.
Një ose dy cikle përbërësish mund të ndihmojnë në parandalimin dhe në zgjidhjen e rënies së flokëve, problem që përgjithësisht vihet më shumë re gjatë vjeshtës dhe pranverës.
Të mirat e drithërave miljo
Miljo, e cila tradicionalisht përdoret për të bërë të shndritshme pendët e zogjve, është një ushqim i çmuar edhe për qeniet njerëzore. Vendosja e tyre në tryezë është një ide mjaft e mirë, sepse drithërat miljo janë të pasura me vitamina, kalium, fosfor, magnez, selen, sodium, hekur dhe zink.
Për të pasur përqendrimin e duhur të ushqyesve, është e nevojshme të shtoni veprimin e një përbërësi me bazë miljon, për t’u konsumuar përgjatë ditës sipas dozave të këshilluara. Si alternativë, përdorni përbërës me bazë vitaminash A, B6, C, E, D dhe selen.
Së bashku me ekstraktin e miljos, i rëndësishëm për sintezën e keratinës, elemente të tilla si niakina dhe biotina, ndihmojnë në luftën kundër tharjes së lëkurës.
Thojuni po mënyrës së moderuar
Është e rëndësishme të shmangni stresin, sepse ndikon negativisht për flokët; gjithashtu kur filloni aktivitetin sportiv, kthimin në pishinë ose palestër, sepse atëherë i lani flokët edhe më shpesh. Zgjidhni një shampo për larje të shpeshta, i cili do të ndihmojë në riekuilibrimin e procesit të rritjes së flokut, pa ndryshuar mikromjedisin e shtresës së lëkurës, duke favorizuar oksigjenimin e saj.
Larja korrekte
A i lani flokët në mënyrën e duhur? Mos harroni se një dozë e duhur shampoje është sa madhësia e një kokrre arre në pëllëmbën e dorës (disi të mbledhur). Mos kopjoni rastet e publicitetit, duke e hedhur shampon direkt në kokë; përziejeni masën e duhur të produktit në një tas të vogël me ujë.
Gjithashtu nuk është e nevojshme t’i lani flokët dy herë: vetëm një larje është e mjaftueshme, duke i masazhuar flokët lehtësisht me majat e gishtave, në mënyrë që t’i falni qetësi dhe përkëdhelje lëkurës së kokës.
Reduktoni përdorimin e pjastrës. Ndërsa ngjyrimet kimike dhe produktet agresive që përmbajnë amoniak, janë një rrezik i madh për humbjen e flokëve vit pas viti. Kur të jetë kohë me diell, është mirë që flokët të thahen natyralisht, sepse vetëm kështu ju do të mund të keni flokë me plot shkëlqim.
Dieta ushqimore
Dieta, ndryshimet hormonale dhe medicinale, si antidepresivët, mund të ndikojnë në lëkurën e kokës, për këtë është e rëndësishme marrja e duhur e vitaminës B. Drithërat integrale janë të pasura me vitaminë B5, thelbësore për rigjenerimin e flokut. Nëse mungon, ajo mund të shkaktojë daljen e thinjave ose humbjen e tyre.
Do të ishte mirë që përveç drithërave, të hani edhe mëlçi viçi, mëlçi pule, por edhe vezë e arra. Zgjidhni peshqit që përmbajnë Omega 3 dhe Omega 6, si skumbri, harengë, merluc dhe salmon. Këta përbërës ushqimorë luftojnë rënien e flokëve dhe ndihmojnë krijimin e keratinës apo e thënë ndryshe, krijimin e proteinës së flokëve. Janë të rëndësishëm, sepse i bëjnë flokët të fortë dhe të shëndetshëm, ndërsa një mangësi mund të shkaktojë humbje të madhe të tyre.