MENU
klinika

“Marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet”

Soreca thirrje palëve: Diskutoni së bashku për ndryshimet në Kodin Zgjedhor…

28.09.2020 - 17:48

Pas apelit të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bënte thirrje palëve politike që të respektonin marrëveshjen e firmosur me 5 qershor, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luiggi Soreca.

Përmes një shënimi në facebook, Soreca njësoj si Kim kërkon respektimin e marrëveshjes dhe apeloi palët që të diskutojnë së bashku në Këshillin Politik për çdo ndryshim që kërkojnë të bëjnë në Kodin Zgjedhor dhe më pas të kalojnë për votime në Parlament.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet:

“Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria..."

Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut