MENU
klinika

Rendi i ditës

Sot Kuvend/ Detate ‘të zjarrta’ për hapjen e listave!

24.09.2020 - 08:01

Seanca e sotme parlamentare prite të ketë debate të “zjarrta”, ku edhe pse nuk është pjesë e renditet të ditës, fokusi i diskutimeve do të jetë hapja e listave!

Megjithatë, referuar rendit të ditës, seanca do të nis me interpelancën me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kërkuar nga deputeti Koçi Tahisi për rrugën e Qafë- Plloçës.

Sot pritet gjithashtu të bëhet betimi i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, e cila zëvendëson Besa Shahinin, si edhe votimi për tre dekretet e rrëzuara nga presidenti Ilir Meta për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Rendi i ditës i seancës plenare
Njoftimi i çeshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.
lnterpelance me ministren per Infrastrukturen dhe Energjine kerkuar nga nje grup deputetesh.
Dekreti i Presidentit te Republikes nr. 11.591, date 10.08.2020 “Per kthimin ne Kuvend te ligjit nr. 113/2020 “Per shtetesine”.
Dekret i Presidentit te Republikes nr. 11.590, date 10.08.2020 “Per kthimin ne Kuvend te ligjit nr. 111/2020 “Per disa shtesa ne ligjin nr. 8743, date 22.02.2001 “Per pronat e paluajtshme te shteti t” te ndryshuar””.
Dekret i Presidentit te Republikes nr. 11.589, date 10.08.2020 “Per kthimin ne Kuvend te ligjit nr. l 02/2020 “Per zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.
Dekret nr. 11.731, date 17.09.2020 “Per shkarkim ministri”.
Dekret nr. 11.732, date 17.09.2020 “Per emerim ministri”.
Njoftim/miratim i draftkalendarit tri javor te punimeve te Kuvendit per periudhen 28 shtator – 16 tetor 2020″.
Diskutime per yeshtje jashte rendit te ditës.