MENU
klinika

Formula 1, pista e Mugello në Itali

Surprizon Leclerc, Hamilton elozhe për Vettel

11.09.2020 - 13:33

Dritë në fund të tunelit për Ferrarin. Në pistën e Mugello (Itali) është zhvilluar sesioni i parë i provave të lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Toscana në Formula 1. Ashtu sikurse pritej, makina Mercedes ishte më e shpejta, duke u klasifikuar në vendin e parë.

Kohën më të shpejtë, 1’17”879 e dha finlandezi Valtteri Bottas, i cili la pas Max Verstappen me Red Bull, me 48 të mijëtat më shumë. Surprizë vendi i tretë i Charles Leclerc me Ferrari, me 3 të dhjetat më shumë, ndërsa i katërti doli Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes.

Ferrari dukej komod në pistën e shtëpisë së tij, teksa Leclerc bëri një paraqitje të mirë, por jo Vettel, që u rendit i 13-ti, me 1.3 sekonda më shumë se Bottas. Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) dhe të dielën gara (ora 15:10).

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, piloti britanik Lewis Hamilton, në prag të garës që do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën italiane të Mugello, ka reaguar për transferimin e kolegut të tij Sebastian Vettel nga Ferrari tek Aston Martin.

“Jam shumë i kënaqur që dëgjova këtë lajm. Ky ekip ka tashmë një pronar të ri dhe ka bërë hapa të mëdhenj kohët e fundit, çka duket në paraqitjet e tiij në pistë. Mendoj se përvoja e Vettel do ta ndihmojë shumë këtë makinë. Formula 1 ka shumë nevojë për Vettel, një pilot 4 herë kampion bote, një pilot spektakolar që ka dhuruar gara e emocione” – u shpreh Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN