MENU
klinika

E disponueshme në më shumë se 200 vende

Tani në Netflix, mund të shihni filma falas, edhe pa hapur llogari!

04.09.2020 - 09:32

Shërbimi i transmetimit në internet ka nisur një provë të re, për të ndihmuar rritjen e klientëve të saj apo të abonuesve mujorë. Kjo do të thotë që ju mund të shihni filma dhe seriale në Netflix Originals, edhe pa hapur një llogari tuajën.

Gjigandi i transmetimit ka hequr një paywall në disa prej filmave të Netflix, përfshirë Bird Box dhe Murder Mystery, pra ju mund t’i shihni ato pa paguar një tarifë mujore.

Si pjesë e provës, juve nuk do t’ju nevojitet një llogari, megjithatë do të mund të shihni vetëm episodet e para të çdo seriali.

Ndërkohë, disa nga serialet dhe filmat, që janë pjesë e ofertës përfshijnë: Stranger Things, Murder Mystery, Elite, Boss Baby: Back in Business, Bird Box, When They See Us, Love Is Blind, The Two Papes, Our Planet dhe Grace And Frankie.

Platforma e ka vendosur përmbajtjen falas në dispozicion, vetëm për web-faqen, pra ju nuk mund t’i shihni në televizor, apo nëpërmjet aplikacionit Netflix në telefonin ose tabletin tuaj, por në laptop apo kompjuter. 

Përmbajtja falas do të jetë e disponueshme në më shumë se 200 vende.

Ky vendim ka ardhur pasi Netflix arriti deri në 25.86 milionë abonues gjatë pandemisë, duke dyfishuar objektivin e saj të vitit 2019.

“Ne po shohim promovime të ndryshme të marketingut për të tërhequr njerëz të rinj dhe për t’u dhënë atyre një përvojë të shkëlqyer në Netflix”, tha një zëdhënës i platformës.

Netflix shpreson t’u japë edhe atyre që nuk janë të abonuar, një shije të përmbajtjes që ata ofrojnë, me shpresën së ata do të regjistrohen.

Burimi: Mirror CO UK