MENU
klinika

Njoftimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Tri vaksina anti-COVID të financuara nga SHBA hyjnë në fazën e fundit të testimeve

13.09.2020 - 10:27

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.

“Ndërkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Warp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre.

Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë”, ka bërë të ditur ambasada.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka një kurë”, kompania nga Kalifornia ngjall shpresa

“Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”