MENU
klinika

Vullnetari: Duam që virusi të eliminohet sa më shpejt

Turqia teston vaksinën e parë anti-Covid

28.09.2020 - 15:54

Turqia ka testuar vaksinën e parë kundër Covid-19 duke përdorur si vullnetar në testimin e fazës së tretë një punonjës shëndetësor. Sipas mediave turke vullnetar doli një 53-vjeçari, Asım Baştürk,tek i cili do të testohet faza e tretë e testit të vaksinës që vjen nga Kina.

Në një deklaratë për mediat, Dr. Mustafa Sait Gönen, dekani i Fakultetit kryesor turk të Mjekësisë të Universitetit Cerrahpaşa në Stamboll, tha: “Sot, ne filluam testimin e fazës 3 të vaksinës me origjinë kineze nga shkolla mjekësore Cerrahpaşa”.

Ndër të tjera ai është shprehur se nga 355 mijë pacientë që kishin vizituar institucionin që nga marsi, 27 mijë ishin trajtuar për COVD-19 dhe 77 mijë ishin testuar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Fakultetin e Mjekësisë Cerrahpaşa. Kjo luftë (kundër virusit) vazhdon në Cerrahpaşa, si në spitalet e tjera dhe në botë”, shtoi ai.

Po ashtu edhe Baştürk tha: “Unë u bëra vullnetar me vullnetin tim. Sigurisht, ne duam që ky (virus) i cili po krijon telashe për Turqinë dhe botën të eliminohet së shpejti”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja shuma që mblodhën për trajtimin e vaksinën!

Udhëheqësit e botës bashkojnë forcat kundër koronavirusit