MENU
klinika

Konflikt për motive të dobëta

Vrau 33 vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes

20.09.2020 - 08:16

Ka përfunduar në prangat e policisë autori i dyshuar i vrasjes së 33 vjeçarit Idajet Dulla. Në pranga ka përfundua Arbër Kota, i cili një ditë më parë vrau me thikë 33 vjeçarin pas një sherri për çështjen e një rruge.

Njoftimi:

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet identiteti i viktimës. Arrestohet autori

Durrës/ Gjendet i vrarë me thikë në zemër një burrë