MENU
klinika

Reagon ministrja e Jashtme: Serbia, partner jo i besueshëm!

Vuçiç falenderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës

15.09.2020 - 17:51

Edhe pse arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16 pika, Kosovës dhe Serbia kanë gjithmonë shkëndija mes tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot ambasadorin palestinez në Beograd. Ndër të tjera ai e ka falënderuar për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj- Stubllën, e cila ishte dhe vetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

Postimi nga ministrja kosovare:

Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprimet shkatërruese të shkeljes së pikës 15 të Marrëveshjes së Uashington ndërmjetësuar nga Trump.

Sot ai falenderoi ambasadorin palestinian Nabhan për ‘qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e Kosovës. ”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”, shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komenton marrëveshjen në Uashington

Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë botën më të sigurt

“Trump së shpejti në Kosovë”

Grenell: SHBA nuk zgjidh probleme politike…

DW/ Eksperti amerikan për Ballkanin me ton kritik

“Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!