MENU
klinika

Komenton marrëveshjen në Uashington

Trump: Hoti dhe Vuçiç e bënë botën më të sigurt

15.09.2020 - 09:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”. “Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Hoti dhe Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’

Pacolli thirrje publike Metës dhe Ramës

“Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar”