MENU
klinika

Debati për listat e koalicionet

Yuri Kim apel Ramës e Bashës: Ju jeni përgjegjësit!

24.09.2020 - 10:56

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim shkruan se cdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.

“Në i kujtojmë kryeministrit Rama, Kreut të PD Basha dhe të gjithë drejtuesve të tjerë për të gjitha angazhimet që kanë marrë për 5 qershorin dhe cdo masë përtej 6/5.

Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA gjithmonë do t’ju mbështesë, por ju drejtuesit shqiptarë jeni pala më përgjegjëse” shkruan Kim.