MENU
klinika

Përditësimi nga MSH

158 të infektuar dhe 3 viktima nga Covid-19 në 24 orë

06.10.2020 - 15:15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë evidentuar 158 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit të COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas MSHG, janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 158
Të shëruar ne 24 orë 140
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 905

Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568

Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku i QSUT: Mos prisni ulje të shifrave me të infektuar

‘Agresiviteti i Covid-19 nuk është ulur, në qarkullim janë dy lloje virusesh’