MENU
klinika

Këngëtarja reagon për herë të parë pas zërave...

A janë ndarë Camila Cabello dhe Shawn Mendes?

01.10.2020 - 11:04

Kush foli për ndarje? Ylli i ‘Cinderella’ Camila Cabello e ka gjetur Prince Charming dhe nuk ka ndërmend ta lëjë atë të shkojë.

Ditën e djeshme Camila u dha fund zërave që flisnin për një ndarje nga Shawn Mendes, pasi nëpërmjet një postimi në Instagram mbështeti këtë të fundit për albumin e tij të ri.

Fansat spekulojnë se projekti i fundit i Shawn quhet ‘Wonder’ pas disa sinjaleve të fshehta të këngëtarit dhe Camila me sa duket tregoi dje se ata kanë të drejtë.

“Bota mund të përdorë disa magji, bukuri dhe ‘Wonder’ gjithmonë, por veçanërisht tani,” shkroi Camila në platformën e mediave sociale, së bashku me një video të këngës më të fundit të Shawn. “@Shawnmendes çfarë dhuratë e mrekullueshme për botën. Ai e ka punuar këtë album me çdo grimë të shpirtit dhe qënies së tij me qëllimet më të pastra. Dashuria ime, jam shumë krenare për njeriun që je dhe unë jam shumë e emocionuar që njerëzit do shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde “.

Shawn i komentoi menjëherë Camila-s disa emoji  zemre dhe ky kapitull konsiderohet i mbyllur. (të paktën për momentin)

Megjithëse bashkëpunëtorët e “Senorita” nuk i kursejnë dedikimet publike, kohët e fundit, gjërat kanë qenë të qeta me çiftin.

Camila Cabello, Shawn Mendes

Në fakt E!Online shkruan se ka një arsye se përse dyshen nuk e kemi parë më bashkë që ka bërë që fansat të kalojnë në ekstrem: Camila aktualisht është duke xhiruar muzikalin Cinderella në Angli, kursec Shawn, ndërkohë, me sa duket po punon për albumin e ri në Los Angeles.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë