MENU
klinika

Përshkallëzohen tensionet në Mesdhe

Anijet turke afër ishujve grekë/ Greqia nuk fal tek “vija e kuqe”

19.10.2020 - 11:15

Turqia nuk ndal kërkimet në Mesdheun Lindor teksa anija ”Orus Reis” i është afruar shumë afër ishujve kufitarë grekë Kastellorizo dhe Stroggili.

Më e nxehtë situata është tek ishulli i fundit, pasi anija ”Oruc Reis” po udhëton 12 milje larg saj teksa shoqërohet nga dy anije luftarake Ataman dhe Cengiz Han.

Greqia nga ana tjetër është e vendosur mos e tolerojë Erdoganin duke i vendosur ”vijat e kuqe”.

Mediat greke paralajmërojnë një skenar thriller pasi ushtritë e dy vendeve janë në gatishmëri.

Konflikti mund të përshkallëzohet në përplasje ushtarake greko-turke në ishujt kufitar. Ministri i Shtetit, George Gerapetritis ka saktësuar se ”vija e kuqe” e Athinës zyrtare është sovraniteti kombëtar. Sipas tij në Mesdheun Lindor ajo vijë është 6 milje detare dhe nëse shkelet atëhere Greqia nuk do falë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse Ankaraja mund ta godasë Athinën pa humbur asnjë jetë ushtari?

ANALIZA: A do të shpërthejë lufta Turqi-Greqi?

Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Çfarë po ndodh në Mesdheun Lindor

A do të nisë luftë mes Turqisë dhe Greqisë?