MENU
klinika

Ja me kë do të luajë Shpresa

Anulohet edhe miqësorja e Kombëtares U-21

06.10.2020 - 12:20

Pas anulimit të miqësores me Armeninë të Kombëtares A, edhe miqësorja e ekipit kombëtar Shpresa me Slloveninë, që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e enjte datë 8 tetor, ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, është anuluar.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa prej lojtarëve të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Si rrjedhojë, Federata Sllovene, pas konsultave me FSHF-në, ka vendosur që skuadra të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren, si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve.

Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, u vendos që Kombëtarja U-21 të luajë me Apoloninë më datë 8 tetor 2020, në ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, është rënë dakord që ekipi Kombëtar Shpresa të zhvillojë edhe një miqësore tjetër të shtunën, datë 10 tetor, ora 16:00, me Tiranën. Ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN