MENU
klinika

Njoftimi zyrtar nga FSHF

Luftë në Armeni, anulohet ndeshja me Shqipërinë

05.10.2020 - 10:45

Ndodhi pikërisht ajo që pritej dhe e paralajmëruar prej ditësh. Ndeshja miqësore Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Yerevan, është anuluar.

Kjo për shkak të situatës së luftës në rajonin Nagorno-Karabak mes Azerbjaxhanit dhe Armenisë. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League, ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë. Ndryshon vetëm itinerari i fluturimit, pasi tashmë nisja do të bëhet më vonë dhe drejt Astanas direkt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti në Nagorno-Karabakh

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtarakisht