18.10.2020 - 18:15
Ardian Bujupi, këngëtari shqiptar me famë në Gjermani e Zvicër, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan.
Teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, Ardiani u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën.
Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai nuk është menduar dy herë, ndërsa ka përmendur emrin e Sabrines. Këngëtari tha se janë ndarë, por se ai vazhdon ende ta dojë.
Lidhja e tij me Sabrine u zbulua pak muaj më parë, por që ai e mohoi.
Sabrine Khan ka qenë protagnosite në klipin “Modela” të këngëtarit. Ajo është e famshme në Gjermani ku njihet si kërcimtare nga videot që publikon në Youtube.