MENU
klinika

Humbja e Mjeshtrit të Madh

Atletika shqiptare në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar

18.10.2020 - 13:09

Një ditë e trishtë për sportin shqiptar dhe atletikën në vecanti. Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i Atletikës, Vildan Tufi, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Vildan Tufi ka lindur më 14 prill 1945 në Shkodër dhe jetën e tij ia ka përkushtuar Atletikës. Ai ka trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, si Vera Bregu, Arbana Xhani apo Izmir Smajlaj së fundmi, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.

Në qershor të këtij viti profesor Vildan Tufi u dekorurua nga presidenti Meta me titullin Mjeshtër i Madh. Përmes mesazheve ngushëlluese shumë ish-sportistë dhe jo vetëm e kanë cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN