MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 9

Ballkani përmbys Prishtinën, fitojnë Gjilani e Drenica

28.10.2020 - 16:24

Një përmbysje spektakolare e Ballkanit, që ka mundur 2-1 Prishtinën vetëm tri ditë pasi përjetoi një humbje dëshpëruese në mënyrë të njëjtë nga Trepça ’89, edhe pse po humbiste deri në çastet e fundit të ndeshjes.

Heroi i Ballkanit ishte Mevlan Zeka, i cili i shënoi dy golat e triumfit duke u futur në lojë nga stoli në pjesën e dytë. Kur u duk se skuadra e Ismet Munishit po shkonte drejt humbjes së dytë radhazi, ajo tregoi fytyrë lideri dhe e përmbysi rezultatin në gjashtë minutat e fundit.

Në një ndeshje të tensionuar nga fillimi në Suharekë, bardhekaltrit e gjetën epërsinë herët falë John, i cili shënoi në minutën e 34-t. Ballkani i Munishit vuajti shumë për të ardhur te goli, pavarësisht përpjekjeve të mëdha.

Por zëvendësimi që Munishi e bëri në pjesën e dytë, kur e futi në lojë Zekën, doli të ishte i përkryer. Ish-ylli i Feronikelit u shndërrua në hero për Suharekën. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 88-të duke shënuar me kokë, para se ta bënte rikthimin më të madh të Ballkanit në historinë e saj, kur u shënoi në minutën e 96-të.

Ndërkohë, në dy ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë, Gjilani ka mundur 1-0 Besën dhe Drenica ka triumfuar 2-1 kundër Trepçës ’89. Kjo ishte java e nënë në Superligë dhe Ballkani po dominon aktualisht, pavarësisht se Drita ka dy ndeshje më pak dhe mund ta arrijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN