MENU
klinika

Çështja e konfliktit në Mesdheun Lindor

BE përkrah Greqinë por shtyn sanksionet ndaj Turqisë

31.10.2020 - 09:10

Pavarësisht se Turqia po bën presion për kërkimin e energjisë në ishujt grekë, Bashkimi Evropian nuk do të marrë në konsideratë thirrjen e Greqisë për sanksione deri në dhjetor, megjithëse i quan veprimet e Turqisë “të papranueshme”.

Kryeministri dhe udhëheqësi i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis kishte tërhequr kërkesën e tij për ndëshkime në një takim tetori midis zyrtarëve të BE dhe Turq për t’i dhënë një shans diplomacisë.

Por Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shfytëzoi momentin për të dërguar në ishullin grek të Kastellorizo ​​anijen kërkimore të energjisë Oruc Reis dhe anijet luftarake, duke nxitur kështu mundësinë për një konflikt mes palëve.

BE ka hezituar të kritikojë Erdoganin, me frikën se ai do të lëshojë në bllok më shumë refugjatë dhe migrantë përmes Greqisë dhe ishujve të saj që kishin shkuar në vendin e tij duke ikur nga lufta dhe grindjet në vendlindjet e tyre, veçanërisht Siri dhe Afganistan.

Duke përfaqësuar 27 krerët e shteteve të vendeve anëtare, Këshilltari Evropian Charles Michel tha diplomatikisht se BE është e përgatitur të marrë një qëndrim “më pak positiv” kundër Turqisë nëse nuk ka zgjidhje deri në dhjetor.

Me Mitsotakis që tërhoqi insistimin e tij për sanksione, Erdogan tha se ai dëshironte bisedime me zyrtarët grekë – në Ankara, jo në Athinë – por pasi ai dërgoi anijet e tij përsëri në ujërat greke Mitsotakis bëri sërish kërkesë për sanksione.

“Ne shprehëm vendosmërinë tonë dhe ramë dakord të punojmë në dy dejtime, një udhë pozitive dhe një më pak pozitive,” tha Michel në lidhje me Turqinë, çështje e cila u diskutua nga udhëheqësit e BE në një video konferencë rreth COVID-19.

“Ne ofruam një mënyrë të qartë për të punuar drejt një axhende pozitive me Turqinë. Deri më tani Turqia nuk e ka zgjedhur këtë rrugë,” tha Michel.

“Ne dënojmë veprimin e njëanshëm të fundit në Mesdheun Lindor, provokimet dhe retorikat që janë plotësisht të papranueshme,” shtoi ai, megjithëse BE nuk ka bërë pothuajse asgjë për ta ndaluar atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga: the national herald/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN