MENU
klinika

"Ka ndërhyrë në Google Maps"

Turqia i “vjedh” ishullin Greqisë, alarmohen grekët

28.10.2020 - 16:39

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të acaruara. Mediat greke kanë shkruar për një provokim të ri nga anga e Turqisë.

Ata kanë njoftuar se një ishull grek, në Google Maps figuron sikur është i turqve.

“Turqia vazhdon propagandën e saj kundër Greqisë, me veprimtarinë më të fundit ishte ndërhyrja në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas ‘Google Maps’, ka gjithashtu një xhami. Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”. Vlen të përmendet se Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami në historinë e saj, por është e famshme për ishullin emblematik të Hazoviotissa. Informacioni i ri i rremë në hartat e Google tregon ishullin si ‘Turk” për tre ditë”,- shkruajnë mediat greke.

Qeveria lokale e ishullit i dërgoi një letër Google dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias të hënën pasdite.