MENU
klinika

Nga Politico

Biden apo Trump/ Kush do ishte më mirë për Brexit?!

17.10.2020 - 17:29

Pasi Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, Joe Biden shkoi në Dublin duke folur për trashëgiminë e tij irlandeze.

Në një fjalim ku përmendi kujtime të së kaluarës dhe foli mbi të tashmen, zv-presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara theksoi lidhjet personale me ishullin, Emerald.

Dhe pastaj ai shpalosi mendimet e tij për Brexit.

“Si miq të vjetër të Mbretërisë së Bashkuar, Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e tyre,” tha Biden. Nuk është “si do të kishim preferuar të ishte, por ne respektojmë pozicionin e tyre”.

Po atë ditë, 200 milje në veri përtej detit Irlandez, Donald Trump ende jo president por tashmë në gjurmët e fushatës dha mendimin e tij për vendimin e Britanisë për të vepruar e vetme pa BE.

“Është një gjë e mrekullueshme”, tha ai. “Do të jetë shumë mirë. Unë mendoj se është një gjë fantastike.”

Qeveria e Kryeministrit Britanik Boris Johnson po mendon se cili nga këta dy burra do të jetë më i mirë për të ashtuquajturën marrëdhëveshje midis Londrës dhe Uashingtonit ndërsa Britania e Madhe përgatitet të ndërpresë zyrtarisht lidhjet me BE në fund të vitit.

Megjithëse askush në Downing Street nuk do të thotë publikisht një preferencë, përgjigjja varet nga çfarë Brexit i Mbretërisë së Bashkuar do të arrijë në bisedimet me BE këtë vit dhe saktësisht nga si Johnson do të preferonte të ishte marrëdhënia me SHBA.

Së pari, ekziston veçantia që ka karakterizuar marrëdhëniet midis dy vendeve: E mira e të paturit një Amerikë që është në përputhje me qëllimet e politikës së jashtme të MB për çështje si ndryshimi i klimës dhe Irani, si dhe vlerat e saj të mbështetjes për normat demokratike, tregtia e lirë ndërkombëtare dhe multilateralizmi.

Biden do ta shohë Mbretërinë e Bashkuar si vetëm një nga shumë partnerë të rëndësishëm, ai do të shpresojë të punojë në një hap me fqinjët e tij evropianë pas një Brexiti harmonik (pa dëmtuar Irlandën në proces).

Pastaj është raporti i ofruar nga Presidenti i SHBA Trump: Idea e të treguarit sa ide e mirë ishte Brexit; si je më mirë pa evropianët. Është një veçanti e të qënit, pa dyshim, kombi Evropian që është më afër Shtëpisë së Bardhë. Por është gjithashtu një raport që vjen me një kosto: katër vjet më shumë me diplomaci të papaprashikueshme nga SHBA.

Të dy llojet e marrëdhënieve të dy llojet e së ardhmes për Britaninë e Madhe janë një mundësi, në varësi të faktit se cili fiton zgjedhjet e SHBA në nëntor.

Qeveria britanike, ndryshe nga pothuajse çdo anëtar tjetër i aleancës perëndimore, duket vërtet ambivalente për atë se cili është rezultati më i mirë.

Biden dhe Trump do të ndjekin qasje të ndryshme, qoftë për Iranin apo ndryshimin e klimës, apo Rusinë por ndoshta nuk do kenë një qasje të ndryshme për Kinën.

Kryeministri Johnson ka zhvilluar një marrëdhënie më të ngushtë me Trump sesa të tjerët. Por në aspektin e politikave Britania është afër qëndrimeve edhe të një administrate me në krye Biden. Shkon mirë në të dy drejtimet.

Johnson, personalisht, nuk është adhurues i frazës “marrëdhënie speciale”. Megjithëse ai e do Amerikën (vendin e tij të lindjes) dhe e vlerëson atë si aleatin më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Politico/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s