MENU
klinika

Formula 1

Bottas para Hamilton, Ferrari zhgënjen në shtëpi

31.10.2020 - 15:28

Ashtu si thuajse në të gjitha garat e Formula 1 për këtë sezon, makinat Mercedes do të nisen të parat. Ndryshimi i vetëm për garën e nesërme në Imola është se Valtteri Bottas do të niset i pari dhe Leëis Hamilton i dyti.

Nuk ndryshon as vendi i tretë, me Max Verstappen që nuk u ndahet pilotëve të Mercedes, por vetëm 2 herë herë ka surprizuar këtë sezon. Surprizë vendi i katërt, me Pierre Gasly i Alpha Tauri, por që vështirë ta mbajë nesër këtë pozicion.

Vetëm vend i shtatë për Charles Leclerc, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel do të niset nga vendi i 14-të. Gara e nesërme ishte parashikuar me tifozë, por dekreti i ri në Itali nuk lejon pjesëmarrjen e spektatorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN